Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

“Shqiponja dhe oktapodi”, një libër për historinë e policit italian me mision në Shqipëri

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 15:13 | Kulturë

“Shqiponja dhe Oktapodi”,  vepra e  autorit Italian Gianni Palagonias bëri bashkë dashamirës të librit në Qendrën  për hapje dhe dialog.

Gjatë promovimit të  librit u theksua  edhe një herë lidhja e vazhdueshme  mes Shqipërisë dhe italisë në fushën e luftës kundër trafikut të narkotikës, por edhe gjetjes së dashurisë mes dy brigjeve të Adriatikut.

“Shqiponja dhe Oktapodi” tregon se si personazhi kryesor mbërrin në Vendin e shkatërruar të Shqiponjave, ku mësoi detajet e misionit, Palagonia gjeti  veten edhe dashurinë. 

Gianni Palagonia është emri fals i një polici të vërtetë, i detyruar të fshihej pas një pseudonimi për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tij. Anëtar i sektorëve të hetimit, ka zhvilluar një përvojë të mirë në operacione të rëndësishme kundër mafies, kriminalitetit të organizuar e ndaj terrorizmit të brendshëm.

Librat e Palagonias janë një etyd mbi vlerat morale, mbi vetë sakrifikimin, deri edhe në idealizëm, të njerëzve që punojnë për të çrrënjosur një të keqe që ka hyrë deri në palcë të shoqërisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë