Të planifikosh se çfarë do të ndodhë me një qytet është një angazhim i madh. Zhvillimet e fundme në arkitekturën e Ballkanit Perëndimor duket se kanë shqetësuar edhe artistët që kërkojnë një lloj dialogu, jo vetëm për kullat, për të cilat shoqëria shqiptare flet e shkruan jo pak. Imagjinata është e gjitha një dizajn, por një imagjinatë që na çon në Tiranën si kryeqytetin e Mesdheut.
Është shumë e rëndësishme për momentit të evidentojmë se qindra mijëra refugjatë po vijnë këtu, pritet të vijnë këtu dhe se qyteti duhet patjetër të reagojë me këto ndryshime politike dhe të lëvizjes së njerëzve, po aq sa duhet të kujdesen për kërkesat dhe thirrjeve të atyre që jetojnë prej vitesh në këtë qytet.
Kjo ekspozitë shkon nga shembujt tek ato që janë konkrete duke rrëfyer 100 mundësi për t’u zhvilluar me dinjitet. Ishim në Vjenë, në Shenzhen dhe Sarajevë. Nga sot po punojmë edhe me tiparet arkeologjike të Tiranës dhe se çfarë mund të bëjmë për të transformuar realitetin.
Ekspozita rrëfen arkitekturën bashkëkohore në Ballkanin Perëndimor, duke dhënë përmes tyre edhe një mesazh dialogu e bashkëpunimi, në emër të mjedisit dhe përmirësimit të jetës, përfshirë këtu edhe gjurmët e së shkuarës.
“Ju keni mundësi të shikoni në këtë ekspozitë alternativa të zhvillimit në arkitekturë. Janë shembuj që e imagjinojnë jetën në Ballkanin Perëndimor plot mundësi zhvillimi. Është një rast për të dialoguar se çfarë mund të bëjmë më mirë dhe se si mund ta vizatojmë të ardhmen në një hartë tjetër, në këtë rast të kuptojmë si mund të sjellim Tiranën në një hartë tjetër”, thotë Dr. Michael Walczak arkitekt, kurator
Nisma “Imagine Dignity” është një mision i ambasadës austriake, e cila sjell në Tiranë dy ekspozita, që nuk kanë shëtitur vetëm në Ballkan, por kanë rrugëtuar në Vjenë, Shenzen, Sarajevë e këtë mars në Tiranë. (A2 Televizion)