Tirana pa Muze Kombëtar 4 vite! Nga 15 marsi do të nisë rikonstruksioni, hapet në 2028

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 12:32 | Kulturë

Tirana pa Muze Kombëtar 4 vite! Nga 15 marsi do të nisë

Nga data 15 mars 2024, nuk do keni mundësi për të shkuar në Muzeun Kombëtar. Kjo për shkak se ai do të mbyllet në kuadër të projektit për rikonstruktimin e tij. Ky muze nuk do të jetë i hapur për vizitorët për plot 4 vite, pra punimet do të përfundojnë më 15 mars 2028. Njoftimi është bërë nga vetë Muezu në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

“Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:

Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028”, thuhet në njoftim.

Përveç se një lajm i mirë nga njëra anë, është një lajm edhe i keq nga ana tjetër. Me mbylljen e muzeut, të gjitha institucionet e kulturës nuk janë në dispozicion të publikut, përfshirë këtu Galerinë e Arteve, Teatrin e Kukullave po ashtu në rikonstruksion, si edhe Biblioteka Kombëtare, e cila është e hapur, por përballet me një sërë problematikash, ku libat janë të vendosura në kuti bananesh.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos