Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Karnavalet e Shkodrës, mbyllen festimet me maska, kryeministri i pranishëm dhe djegia e dordolecit

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2024, 20:32 | Kulturë

Kjo e diel shënoi përmbylljen e aktivitetit të karnavaleve në qytetin e Shkodrës. Në qendër të qytetit u zhvillua një performancë nga aktorët e teatrit “Migjeni”, me bejte dhe muzikë nga banda e qytetit.

Nuk munguan as të ftuar nga Tuzi dhe Korça, teksa qytetarët që u bënë pjesë e karnavaleve me maska shprehen se karnavalet nuk mund të bëhen në asnjë qytet tjetër si në Shkodër. Gjatë aktivitetit nuk mungoi edhe një paradë gjatë rrugëve kryesore dhe pedonales së qytetit të Shkodrës, çka tërhoqi edhe vëmendjen e qytetarëve të tjerë.

Pjesë e aktivitetit është bërë edhe kryeministri Edi Rama së bashku me familjen e tij, i cili ndodhet në Shkodër që një natë më parë, për të parë nga afër këto festime. Karnavalet në Shkodër, pas 3 ditësh, u mbyllën me djegien e dordolecit pranë sheshit “Nënë Tereza.

A2 CNN Livestream

Dita jonë