Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 93%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 7%
  • Lodhja fizike 0%

Ngjyra në errësirë, artisti në diktaturë, fshehja dhe zbulimi i pikturave

Nga Luela Myftari
24 Shkurt 2024, 15:11 | Kulturë

Lulzim Beqiri, ishte rritur me damkën e “armikut të popullit” që kur ishte foshnje pasi babai u arratis nga regjimi komunist.

Kursi i ri po ndiqte talentin e tij për pikturën dhe në kokën e tij formoi mendime të lira që binin ndesh me linjën e rreptë të partisë-shtet ai u burgos dhe u dënuan me burg.

Në hetuesi pikturat e tij u përdorën si mjet për ta dënuar. Ai vuajti burgimin në Kampin e punës së detyruar në Spaç.

Atij, si qindra artistëve të tjerë që u dënuan sigurimi i shtetit u konfiskoi veprat e artit dhe i shkatërroi pa gjurmë.

Astrit Jegeni, historian, arkivist po ashtu i internuar për arsye politike nuk arriti të shkollohej për shkak të biografisë, por sapo regjimi ra iu kthye shkollës për histori dhe ky pasion e çoi në arkivën e ministrisë së brendshme, ku i ranë në dorë pikturat e humbura të Lulzimit.

Astriti vendosë t’ia kthejë dhe e kërkon për shumë vite pa mundur ta gjejë deri sa i tregon historinë e tij gazetares Blerina Gjoka, duke nxitur realizimin e këtij dokumentari dhe kthimin tw i zoti tw veprave të humbura para 46 vitesh, vepra të cilat për herë të parë u ekspozuan në Shtëpinë e Europës.

Dokumentari, ngjyrat e jetës zbardhi edhe një tjetër histori të së shkuarës që përkujtohet përmes dëshmive çdo fundshkurti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli