"Puccini in love", një koncert me tinguj dashurie në Teatrin e Operas dhe Baletit

Nga Luela Myftari
13 Shkurt 2024, 16:46 | Kulturë

"Puccini in love", një koncert me tinguj dashurie në Teatrin

Eva Golemi është artistja që e njeh më së miri Puccin-in në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ka fituar madje dy çmime kult për interpretimin e roleve krijuar nga gjeniu i muzikës që këtë vit celebron 100-vjetorin edhe në teatrot e gjithë botës, pjesë të të cilit vjen t’i interpretojë për këtë ditën e të dashuruarve në skenën tonë operistike.

Bashkë me Eva Golemin artisti Amadi Lagha mban një tjetër peshë të rëndësishme në këtë koncert që mban titullin “Puccini in love”.

“Puccini është tanimë kudo në teatrot europianë, gjithë turi im i këtij viti është 90% Puccini. Këtu do të interpretohen për Shën Valentin dhe edhe në koncertet gjatë vitit veprat më domethënëse”, tha Lagha.

Si ndiheni në teatrin tonë?
Si në shtëpinë time. Tani jam pjesë e organikës së këtij teatri dhe nuk ndihem i huaj. Jam ndier i mirëpritur që ditën e parë, ndaj iu bashkova Teatrit të Operas dhe Baletit këtu në Tiranë.

Keni një mesazh për këtë ditë të shënuar?
Është shumë bukur të festojmë përmes muzikës. Është gjuha universal që i flet çdo shpirti. Ejani në teatër të mbusheni me dashuri.

Armaldo likaj, Dorina Selimaj, Ivana Hoxha, Ramona Tullumani dhe zërat më të mirë lirikë në Operan tonë do të ngjiten në skenë mbrëmjen e 14 shkurtit së bashku me korin dhe orkestrën për të dhuruar tinguj dashurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos