Helikopteri zjarrfikës rrëzohet në liqenin e Aoos në Greqi, shpëtojnë dy pilotët

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 07:54 | Rajoni & Bota

Helikopteri zjarrfikës rrëzohet në liqenin e Aoos në Greqi,

Një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në liqenin artificial të Aoos, pranë Metsovos në Greqi, gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në zonën e Grevenës.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi në momentin kur helikopteri i tipit Bell po merrte ujë nga liqeni. Gjatë tentativës për t’u ngritur, mjeti humbi stabilitetin pasi pjesa e bishtit preku sipërfaqen e ujit, duke përfunduar i rrëzuar dhe më pas i fundosur në liqen.

Dy pilotët arritën të dalin në kohë nga helikopteri dhe notuan drejt bregut, ku u ndihmuan nga një varkë. Më pas ata u transportuan me ambulancë në spitalin e Janinës për kontrolle mjekësore. Sipas autoriteteve, gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën, shkruan A2CNN. 

Një dëshmitar okular deklaroi se helikopteri dukej se kishte vështirësi për të fituar lartësi gjatë operacionit të marrjes së ujit, pak çaste para se të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos