Prej gati pesë vitesh botuesit janë fokusuar të botojnë jo pak libra për fëmijë. Nga Harry Potter që ka qenë i jashtëzakonshëm në botë, e deri te personazhet më të njohur të kinematografisë e letërsisë bashkë. Synimi është që pas një periudhe të vështirë libri të rikthehet në një mik.
Shqipëria e tranzicionit e vëzhgoi për një kohë të gjatë librin si luks e jo si ushqim për mendjen. Sot, botuesit e dinë që pa fëmijët, libri humbet edhe lexuesin e së ardhmes, ndaj kujdesen që botimet të vijnë po aq cilësore sa edhe versionet origjinale në botë. Në një intervistë për A2 CNN, kreu i shoqatës së botueseve shqiptare e konfirmon këtë përpjekje nga botuesit, po aq sa evidenton dy shqetësimet kryesore që do të shoqërojnë librin këtë vit, shqetësime që botuesit i kthejnë në misione. I pari është pasurimi i bibliotekave të shkollave, i dyti që libri të shkojë në rrethe.
Një lloj borxhi botuesit kanë ndjerë edhe për qytetet e vogla, ku jo vetëm nuk ka biblioteka, por, edhe aty ku ka, libri i ri e ka të vështirë të rrugëtojë.
Ymeri rrëfen në kë bisedë se ëndrra dhe një mision i vështirë këtë vit do të jetë realizimi i një panairi libri për fëmijët e të rinjtë. (A2 Televizion)