Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 93%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 7%
  • Lodhja fizike 0%

Drejtësia pas rënies së komunizmit! Gjykatësi që dënonte krimet e diktaturës përballë fëmijëve të bllokut

Nga Luela Myftari
23 Shkurt 2024, 15:50 | Kulturë

Shaqir Hasani është një nga gjykatësit e parë të Shqipërisë që kishte dalë nga komunizmi, që do t’i duhej të jepte dënime për ata që kishin urdhëruar e dënuar me burg, pushkatime edhe pa gjyq e tortura për mijëra shqiptarë. Sa dhe si do të duhet ta dënojë Nexhmije Hoxhën, të venë e diktatorit, apo edhe një gjyqtar që kishte marr vendime për pushkatime dhe ekzekutime në grupe?

Ai njihet si gjykatësi që dha tre dënime me vdekje, por për shkak të ligjeve europiane ato nuk mundën të zbatoheshin.

Procesin e tranzicionit edhe për drejtësinë shqiptare, Hasani e shpjegon kështu.

Akuzat, dënimet dhe në fund dëmshpërblimet që morën disa prej drejtueseve të lartë të komunizmit, në vitet ’90, përfshirë këtu edhe Nexhmije Hoxhen e Ramiz Alinë, janë përmbledhur në një studim të prezantuar në kuadër të ditëve të kujtesës.

Studimi rrëfen disa prej gjyqeve që u zhvilluan në Shqipërinë e vitit 1996.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli