“Heroi” i restaurimit, Frederik Stamati ka punuar në mbi 20 objekte me rëndësi historike

Nga Anxhela Celibashi
26 Shkurt 2024, 09:48 | Kulturë

Frederik Stamati, restauratori i rreth 20.000 objekteve  historike dhe arkeologjike, na shoqëroi në një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar.

Mes shumë punimeve ai veçoi disa prej tyre. Pamë nga afër epitafin e Gllavenicës, të vitit 1373  për të cilin thotë se ka ende punë.

Nga 20.000 objektet e restauruara, rreth 14 mijë janë monedha... si thesari i Kuçovës është njëri prej  tyre, të cilin e zbuloi një arsimtar në oborrin e shtëpisë së tij.

U ndalëm edhe në sektorin e luftës antifashiste nacional çlirimtare. Bluza e Margarita Tutulanit dhe ajo e Qemal Stafës, ruhen ashtu siç ishin kur u gjetën të vrarë. Të grisura dhe me njolla gjaku.

Në duart e Stamatit kanë kaluar edhe pajisjet kirurgjikale të spitalit të partiznëve. Duken sit ë reja. Frederik Stamati  tregon se objekte me vlerë ka gjetur edhe në tregun e të përdorurave, si këto lugë, 144 vjet të vjetra. 

Për restaurimin e një vepre, veç ndërhyrjes fizike, me shumë rëndësi është edhe ajo që përdor shkencat ekzakte.

Sekreti për të qenë një restaurator i mirë, thotë Frederik Stamati, është durimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos