Në ditën e poezisë ndërron jetë autori i vargjeve muzikore, Jorgo Papingji. Shuhet në moshën 82-vjeçare duke lënë pas më shumë se 4000 tekste në muzikën shqiptare.
Mjeshtri i Madh Jorgo Papingji është shuar në ditën ndërkombëtare të poezisë, si një artist që ka lënë pas vargje të çmuara në historinë e muzikës shqiptare. Ai ka lindur në Vlorë, më 10 qershor të vitit 1942, dhe është autor e poet që jehonën e vargjeve i këndojnë me breza shqiptarët.
Artisti ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.
Jorgo Papingi mban titullin “Mjeshtri i Madh” dhe si një mjeshtër do të kujtohet nga artistët dhe dashamirësit e vargjeve të tij.
Me poezinë e Papingjit kënduan në vite të ndryshme si Luan Zhegu, Liljana Kondakçi, Anita Bitri, Manjola Nallbani, Mira Konçi, Ardit Gjebreja, Aurela Gaçe, Irma dhe Eranda Libohova, Luiz Ejlli, Evis Mula, Rosela Gjylbegu, Anjeza Shahini, Dorina Garuçi, Bashkim Alibali, Mariza Ikonomi dhe shumë këngëtarë të rinj. Sepse artisti punoi me vargjet deri ditët e fundit të jetës.
Këngë që morën pjesë në Festivalin i Këngës në RTSH
1980 – “Kur jemi bashkë të dy” (i kryer nga Luan Zhegu)
1990 – “Askush s’do ta besojë” (i kryer nga Anita Bitri, fitues)
1991 – “Fat dhë jetë” (i kryer nga Anita Bitri)
1993 – “Kur e humba një dashuri” (i kryer nga Manjola Nallbani, fitues)
1993 – “Rri me mua” (i kryer nga Mira Konçi)
1994 – “I thuaj jo” (i kryer nga Ardit Gjebrea)
1995 – “E doni dashurinë” (i kryer nga Luan Zhegu dhe Ledina Çelo)
1999 – “S’jam tribu” (i kryer nga Aurela Gaçe, fitues)
1999 – “Apokalipsi” (i kryer nga Irma dhe Eranda Libohova)
2001 – “Jetoj” (i kryer nga Aurela Gaçe, fitues)
2004 – “Hëna dhe yjët dashurojnë” (i kryer nga Luiz Ejlli)
2005 – “E dua këngën” (i kryer nga Evis Mula)
2007 – “Po lind një yll” (i kryer nga Rosela Gjylbegu)
2009 – “Në pasqyrë” (i kryer nga Anjeza Shahini)
2010 – “Mirëmbrëma ëngjëlli im” (i kryer nga Dorina Garuci)
2011 – “Këngën time merr vehtë” (i kryer nga Bashkim Alibali)
2011 – “Më ler të të dua” (i kryer nga Mariza Ikonomi)
2012 – “Kush ta dha këtë emër” (i kryer nga Hersiana Matmuja)
2013 – “Zemërimi i një natë” (i kryer nga Hersiana Matmuja, fitues)
2014 – “Vetëm të ti bësoj” (i kryer nga Klajdi Musabelliu)
Këngë që morën pjesë në festivalin Kënga Magjike
1999 – “Vetëm një fjalë” (i kryer nga Elsa Lila, fitues)
Këngë që morën pjesë në Festivalin Evropian i Këngës
2014 – “One Night’s Anger” (i kryer nga Hersiana Matmuja)
Këngë që morën pjesë në Junior Eurovision Song Contest
2012 – “Kam një këngë vetëm për ju” (i kryer nga Igzidora Gjeta). (A2 Televizion)