Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Analiza në Lezhë, Rama me ministrat e drejtuesit e partisë për performancën dhe objektivat

Nga Fjorela Beleshi
8 Janar 2024, 12:19 | Politikë

Analiza në Lezhë, Rama me ministrat e drejtuesit e partisë

Nesër, me 9 janar, kryeministri Edi Rama do të bëjë analizën e qeverisë dhe të mazhorancës në këtë fillimviti.

Lezha do të jetë vendi ku shefi i ekzekutivit ka zgjedhur për të zhvilluar takimin, ku do të mbledhë ministrat, kryeparlamentaren, Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, kreun e grupit parlamentar të kësaj force politike dhe kryetaret e majtë të komisioneve parlamentare.

Përveç llogarisë që ata do të japin për realizimin ose jo të objektivave për vitin që lanë pas, anëtarët e qeverisë dhe ato të partisë me në krye Ramën do të vendosin edhe prioritetet për vitin 2024.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu