Berisha nxjerr fotot e arsimtarëve nga Rrësheni që janë dërguar drejt Milanos për takimin e Ramës

Nga A2 CNN
26 Maj 2024, 14:40 | Politikë

Berisha nxjerr fotot e arsimtarëve nga Rrësheni që janë

Kreu i Rithemelimit ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit Rama me shqiptarët e diasporës në Itali.

Këtë herë ai ka publikuar një tjetër mesazh të një qytetari, i cili i ka nisur edhe fotot përkatëse se si, mazhoranca sipas tij ka dërguar në Milano administratën dhe mësues.

Në fotot e publikuara nga Berisha duken një grup arsimtarësh, të cilët mësohet se janë dërguar nga Rrësheni drejt Milanos, në krye të të cilëve qëndron Marjana Suli Brozi,

“Mësuesit e Partisë!  Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Pershendetje doktor. Ja dhe grupi i arsimtareve nga Rrësheni në Milano me në krye Marjana Suli Brozi”, shkruan Berisha përbri mesazhit të publikuar.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi