Buxheti në Kuvend, Nikolla shmang opozitën, ia doli të mbledhë Konferencën e Kryetarëve

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 15:09 | Politikë



Mazhoranca ia doli të zhvillojë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, pavarësisht përpjekjeve të opozitës për ta bllokuar atë, pasi ju pengua pjesëmarrja në sallë. Në mbledhjen ku ministri i Financave, Ervin Mete, prezantoi projektbuxhetin e vitit 2024, deputetët e opozitës të pranishëm në sallë ishin vetëm dy, Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji.

Mbledhja ishte thirrur në orën 10:00, por këmbëngulja e deputetëve të opozitës të përjashtuar një ditë më parë për shkak të sjelljes së tyre në seancën e fundit parlamentare, për të hyrë në ambientet e sallës, detyroi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla të shtyjë takimin për në orën 13:00.

Demokratët qëndruan në ambientet e kryesisë, në pritje për të nisur kjo mbledhje, por për të shmangur një tjetër bllokim, Garda pengoi deputetët të futën në sallë. Kjo situatë solli dhe debatin mes kryeparlamentares Nikolla dhe kreut të grupit parlamentar Gazmend Bardhi në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos