Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Çdo kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se “qeveria ka nisur reformim të Reformës në Drejtësi”.
“Edi Rama kapi sistemin e drejtësisë duke i mbushur mendjen ndërkombëtarëve që kishte ardhur momenti që duheshin bërë disa gjëra. U kërkua të futeshin mekanizma kontrolli për Gjykatën e Krimeve të Rënda. Qeveria ka ndërhyrë në drejtësi dhe këtë e tregojnë raportet ndërkombëtare. Në këto vite janë 130 mijë çështje janë të bllokuara nga boshllëqet në sistemin e drejtësisë që nuk po mbushen dot. Ne e kemi thënë në 2015 që këtë që po bëni me vetting-un do e vuajnë njerëzit. Shumica e çështjeve të bllokuara janë çështje civile”, tha Bylykbashi.
"Sot qeveria po fillon një reformë të reformës. Kjo reformë do të vetëzhbëhet sepse i ka rrugët e mbyllura", theksoi Bylykbashi.
Sipas Bylykbashit, “pasi kanë shpenzuar dhjetëra milionë euro, Komisioni Europian nuk mund të thotë se kemi shpenzuar për një reformë që nuk e dimë akoma se ku është”. (A2 Televizion)