Ermonela Felaj, deputetja e Partisë Socialiste, ishte e ftuar në këtë të diel në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, iu kërkua që të fliste për një moment si qytetare dhe të tregonte se cilat janë shkaqet që i bëjnë qytetarët shqiptarë me më shumë dhimbje koke.
Në krye, deputetja e PS-së vendosi ekonominë, duke u shprehur: “Vështirësitë e para lidhen me ekonominë dhe prandaj ekonomia ka qenë për ne në fokus. Kemi ndërhyrë disa herë edhe në sektorin privat për rritjen e pagave. E gjitha kjo ka kulmuar me reformën e pagave”.
Më tej, deputetja e PS-së u shpreh se reforma e pensioneve mbetet një sfidë sepse nuk është e thjeshtë. “Për çdo hap që hedhim ne tregohemi të matur, pa cenuar gjëra të tjera. Unë jam munduar të ndajë me njerëzit atë që kjo skemë rrezikonte të kthehej në bombën e dytë pas skemave piramidale të 1997 në Shqipëri”.
Sa i përket mjekësisë, Ermonela Felaj tha se janë bërë përparime të mëdha dhe tashmë sipas saj, janë të shumtë qytetarët që kanë përfituar nga shërbimet falas në mjekësi. (A2 Televizion)