
Protestat qytetare që nisën kundër projektit në Zvërnec kanë hyrë në ditën e tetë, ndërsa tubime janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Protestuesit janë mbledhur sërish pasditen e së dielës në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas ata kanë marshuar në drejtim të Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën në kor slogane si: “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
(A2 Televizion)