
Janë numëruar deri tani mbi 40% e kutive të votimit të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.24%, shkruan A2.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.93%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.08%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8.31%. (A2 Televizion)