
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u shpreh se me mbylljen e qendrave të votimit, nis faza vendimtare e procesit zgjedhor, numërimi i votave.
Haxhiu theksoi me anë të një postimi në Facebook se çdo votë përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë, shkruan A2.
Haxhiu më tej u bëri thirrje personave përgjegjës që të angazhohen me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, duke uruar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve.
(A2 Televizion)