
Rainer Rudolph, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, tha se gjithçka që ka parë deri tani në zgjedhjet e sotme në Kosovë duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme.
“Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë”, tha Rudolph, shkruan A2.
“Aktualisht, jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë”, shtoi ambasadori.
(A2 Televizion)