
Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, pas votimit ftoi qytetarët që të dalin dhe të marrin pjesë në zgjedhje. "Dilni dhe vendosni për Kosovën", ishte thirrja e tij.
“Në fakt, punë kemi sot, por është obligimi qendror, ose obligimi kryesor i çdo qytetari sot për të votuar. Mendoj që këto zgjedhje uroj dhe mendoj që do të sjellin siguri. E sigurisht që siguria e një pushteti institucional besoj që jep edhe të mirat e saj edhe në jetën e përditshme, në ekonomi, sport dhe në të gjitha aspektet”, theksoi Ademi.
(A2 Televizion)