“Shpresoj që Kosova të fitojë!” Vjosa Osmani pas votimit: Sot mbaron kriza e institucioneve

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 11:00 | Politikë

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi hodhi votën e saj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, shprehu bindjen se kriza institucionale do të marrë fund. Sot është dita që Kosova të fitojë u shpreh ajo.

Osmani ftoi qytetarët që të marrin pjesë në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, duke theksuar se zëri i tyre është vendimtar për të ardhmen e vendit.

“Jam e bindur që me votën e qytetarëve sot do të mundësohet rruga drejt krijimit të shpejtë të institucioneve dhe do të dalim nga krizat e njëpasnjëshme të cilat e kanë dëmtuar vendin tonë. Kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do ta nxjerrë vendin nga kriza”, tha ajo.

Osmani shprehu bindjen se dita e zgjedhjeve do të jetë një ditë fitoreje për Kosovën, duke theksuar se rezultatet do të reflektojnë vullnetin e qytetarëve dhe do të ndihmojnë në forcimin e vendit brenda dhe jashtë kufijve të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos