I përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, Sajmir Kolaveri mohon akuzat, gjykata e lë në burg

Nga Armand Bajrami
7 Qershor 2026, 11:49 | Kronikë

I përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, Sajmir

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masës e sigurimit arrest në burg të dhënë më herët në mungesë për Sajmir Kolaverin.

Ai u ekstradua një ditë me parë nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim për dyshimet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel.

Ai dyshohet për veprat penale "vrasje për gjakmarrje", "Fshehja ose asgjësimi i kufomës" grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Kolaveri është familjar i Aurel Hoxhës. po ashtu i shpallur në kërkim për dyshimet si urdhërues i vrasjes së Klevis Lleshit.

Ne seancë Kolaveri ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos