Dyshonte se italianët e ndoqën dhe i vunë tritol në makinë, qytetari alarmon policinë e Vlorës

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 07:40 | Kronikë

Dyshonte se italianët e ndoqën dhe i vunë tritol në

Një telefonatë në numrin 129 ka alarmuar policinë e Vlorës. A2 CNN raporton se një pronar automjeti ka bërë thirrje në polici se në automjetin e tij tip Mitsubishi i ishte vendosur lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë rrethuar perimetrin e sigurisë. Pasi kanë verifikuar për shumë minuta automjetin është parë që makina nuk ka patur lëndë plasëse. Megjithatë mjeti është marrë në drejtorinë e policisë së Vlorës për t’ju nënshtruar një ekspertize më të hollësishme, shkruan A2 CNN.

Në komisariat personi që posedonte mjetin ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka thënë se pesë vite më parë ka patur konflikt me disa italianë dhe ka dyshuar se ditën e djeshme ata e kanë ndjekur dhe mund t’i kishin vendosur tritol poshtë makinës. Dëshmia e tij gjithashtu po verifikohet.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos