“Qytetarët vendosin fatin e vendit” kreu i LDK: Ditë feste për Kosovën, dilni masivisht të votoni

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 11:09 | Politikë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, pasi votuan në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ai tha se sot janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendosë se kush do të qeverisë katër vitet e ardhshme.

“Zgjedhjet janë festë për popullin tonë. Janë festë e demokracisë, shprehjes së lirë të vullnetit të popullit të Kosovës. Siç kemi dëshmuar tash e sa kohë dhe tash shpesh kohët e fundit, Kosova organizon zgjedhje të mira, të mbara dhe demokratike. Sot presim këtë ditë të mirë të kemi zgjedhje të mira dhe demokratike... Janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendosë fatin për katër vitet e ardhshme. Sot është një ditë ku brenda 12 orëve vendoset fati i republikës për katër vitet e ardhshme. Në këtë drejtim pres pjesëmarrje masive të qytetarëve të Kosovës”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos