Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, hodhi votën e saj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Më pas bëri thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve.
“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës. Me këtë rast, nga këtu i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që sot të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. I ftoj të gjithë palët, të gjithë qytetarët që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojmë maturi, respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri për vendin”, tha Haxhiu (A2 Televizion)