
Kosovarët janë mësuar që në 17 vitet e fundit të votojnë të dielave, kurdo që vendi ka organizuar zgjedhje.
Por, kështu nuk ishte gjithmonë.
Votimet që u organizuan nga paslufta e deri te ato para shpalljen së pavarësisë, më 2008, mbaheshin të shtunave.
Në ditën e parafundit të javës janë organizuar tri palë zgjedhjet e para lokale dhe nacionale, duke përfshirë këtu edhe ciklin e përbashkët të votimeve për parlament e komuna, më 2007.
Dhjetë palë zgjedhjet tjera, duke nisur me ato për komuna e kryetarë të tyre, më 2009, janë mbajtur gjithmonë të dielave, sikur që po ndodh edhe me këto të 7 qershorit./KosovaPress/ (A2 Televizion)