Kurti: Mos e lini për në fund votimin

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 17:11 | Politikë

Kurti: Mos e lini për në fund votimin

Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.

Në një mesazh nga rrjetet sociale, Kurti theksoi se kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e vendvotimeve dhe se çdo votë është e rëndësishme për të ardhmen e shtetit, shkruan A2.

“Të dashur qytetarë, kanë mbetur më pak se 3 orë kohë për të votuar. Të gjithë ju që ende nuk keni votuar, ju lutem ta bëni një gjë të tillë. Për pak minuta vendosim për zhvillim, siguri dhe stabilitet për vendin tonë”, u shpreh Kurti në video-mesazh.

“Ju që tashmë keni votuar, ftoni miqtë, farefisin e dashamirët të shkojnë për të votuar. Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë. Dil dhe voto! Pak kohë ka mbetur. Mos e le për në fund”, shtoi Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos