“Emigrantët” nesër në Kushtetuese, Berisha e Bardhi: Nuk tërhiqemi nga aksioni në parlament

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 15:48 | Politikë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, demokrtët vendosën që nesër të depozitojnë në Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për Emigrantët.

Berisha dhe Bardhi e bënë të qartë se opozita nuk tërhiqet nga aksioni, ndërsa të mërkurën do të mblidhen sërish për skenarin në seancën e së enjtes ku pritet të miratohet edhe buxheti nen për nen.

"Kur mbyllet çdo rrugë institucionale, pa diskutim që kadhe do ketë nevojë për mbështetje dhe protestë të qytetarëve. Protesta në Parlament nuk i bëjmë për veten tonë. Besoj se çdo qytetar e ka për detyrë që të reagojnë. Jemi para një regjimi në të gjitha tiparet e tij,” u shpreh ndër të tjera Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos