Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

“S’mund të futemi si derr në thes”, Spaho: Jemi për zgjedhje të parakohshme, por duam garanci

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 21:21 | Politikë

“S’mund të futemi si derr në thes”, Spaho: Jemi

“Është në interesin e qytetarëve që opozita të ushtrojë funksionin e saj në parlament, të kontrollojë mazhorancën. Ne po përpiqemi për interesat e qytetarëve. Ata duan të dinë sesi harxhohen taksat e tyre. Nëse ne pretendojmë se Rama ka harxhuar miliona me fluturime, kjo është në interes direkt të qytetarëve”.

Kështu u shpreh deputeti demokrat Edmond Spaho i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN teksa foli për zhvillimet më të fundit në Parlament, ku seancat e fundit janë karakterizuar nga tymuese e flakadanë.

Më tej, ai u pyet edhe për idenë e zgjedhjeve të parakohshme. Spaho theksoi se sigurisht që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, por sipas tij duhet të bëhet një reformë e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që mundësia për vjedhje të zvogëlohet sa më shumë.

“Ne jemi të interesuar për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme gjithmonë janë në favor të opozitës. Një mazhorancë që detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, do të thotë se është në vështirësi. Por ne nuk mund të lejojmë... këtu nuk është çështje që ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme apo jo. Ne duam garanci që zgjedhjet të mos vidhen, të mos grabiten. Ne po kërkojmë të reformojmë kodin zgjedhor që të zvogëlojmë hapësirat për manipulime. Do t’i gjejmë të gjitha zgjedhjet. Ne kemi thënë se do të vijmë në pushtet me zgjedhje, por ne nuk mund të futemi në zgjedhje si derr në thes dhe t’i lejojmë Ramës që të bëjë ato që na ka bërë edhe herë të tjera”, tha Spaho.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi