Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të “Giro d’Italia”, një nga eventet më të njohura sportive në botë.
Shqipëria u përzgjodh për të organizuar "La Grande Partenza 2025" Nisjen e Madhe 2025, një ngjarje që do të transmetohet drejtpërdrejt nga më shumë se 200 televizione në mbarë botën.
Kryeministri, gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi sportin italian si një nga më të dashurit për shqiptarët, duke shtuar se ky event do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve.
Gara, e cila ka një histori 114-vjeçare, do të sjellë në Shqipëri çiklistët më të mirë të botës, duke kaluar përmes Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, dhe do të ndiqet nga miliona teleshikues në mbarë globin.
“Shqipëria është një vend i bekuar, në kuptimin që në një territor të vogël ka gjithçka, kemi shumë male, dy dete, shumë lumenj. Nga ky këndvështrim, këto tre etapa janë spektakolare pasi nxjerrin në pah një pjesë shumë të bukur të vendit dhe nga ana tjetër është e jashtëzakonshme, se është një mënyrë për të treguar Shqipërinë si në një film.” – u shpreh ndër të tjera Kryeministri
(A2 Televizion)