Gjykata Administrative ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e deputetëve të Partisë Demokratike, mbi dënimet nga Këshilli i Etikës që variojnë nga 40 deri në 60 ditë.
Administrativja shfuqizoi masat disiplinore, ndërsa vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë, shkruan A2 CNN.
Mësohet se për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, është vendosur shfuqizim i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimin me vetëm 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor; ndërsa për deputetët e tjerë është lënë në fuqi përjashtimi me 5 ditë nga data 3 deri më datë 8 tetor.
(A2 Televizion)