Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

Heqja e vizave për Kosovën, reagon Berisha: Goditje e rëndë për argatin e Vuçiç

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 16:57 | Politikë

Heqja e vizave për Kosovën, reagon Berisha: Goditje e rëndë

Ish-kryeministri Sali Berisha, tashmë nën arrest shtëpie me urdhër Gjykate, ka përshëndetur Kosovën për liberalizmin e vizave, një arritje sipas tij e merituar, por e vonuar.

Berisha shkruan se Kosova i kishte plotësuar kriteret prej vitesh, teksa e cilëson heqjen e vizave një goditje për Ramën.

“Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.

Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshpërimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.

Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE.

Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova”, shkruan Berisha.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu