Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Berisha nga arresti shtëpiak: Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia, por viti ri, fillim i ri! Betejë pa kthim

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 11:43 | Kronikë

Berisha nga arresti shtëpiak: Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia, por

Në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tij të parë politik. Ai thotë se këtë 1 janar 2024, Shqipëria është zgjuar si Bjellorusia, me një pushtet në duart e një njeriu, referuar këtu akuzave të herëpashershme ndaj kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, ai thotë se ky 1 janar është një ditë shprese, për një fillim të ri.

“Gëzuar miq. Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia! Por Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re. Betejë pa kthim. Fitore”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri është në arrest shtëpie nën mbikëqyrje policore. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. Berisha thekson se ky është një gjyq politik që po bëhet me qëllim eliminimin e diktaturës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi