Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

Sekuestrohen 32 kg kanabis në Shkodër, i përkiste një grupi kriminal

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2023, 09:21 | Kronikë

Sekuestrohen 32 kg kanabis në Shkodër, i përkiste një grupi

Policia e Shkodrës njofton se gjatë kontrollit të territorit në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, sekuestroi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Plan 32.7 kg kanabis që dyshohet se i përkiste një grupi kriminal.

Lënda narkotike ishte e tharë, e ndarë në thasë dhe gati për t’u transportuar

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.

A2 CNN Livestream

A2 Business