Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin te "Sektori Rinia"

Nga Elitjona Doko
30 Dhjetor 2023, 19:41 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e quajtur "Sektori Rinia" në Durrës, ku raportohet se, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 18:45, në aksin rrugor  "Sektor Rini-Shenavlash", një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani