Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Kurbinit, pas një konflikti që ka pasur me një shtetas tjetër.
Ngjarja është regjistruar në një lokal në fshatin Malbardhë, ku shtetasi A.Sh. qëlloi me pistoletë shtetasin F.L. duke e lënë atë të plagosur.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se këta persona kanë pasur një konflikt të mëparshëm dhe A.Sh. ka qëlluar vetëm njëherë ndaj F.L., i cili tashmë ndodhet në spital për t’u mjekuar, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të këtij krimi, si dhe të dy personave të tjerë E. L dhe P. L. që mendohet se janë përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
(A2 Televizion)