Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

Sherr me thika mes shqiptarëve në Athinë, njëri prej tyre përfundon në spital me plagë të rënda në trup

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2023, 21:49 | Kronikë

Sherr me thika mes shqiptarëve në Athinë, njëri prej tyre

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë, Greqi, ku raportohet se, dy persona, shtetas shqiptarë, janë konflikuar me thika dhe për pasojë, njëri prej tyre, i identifikuar si Artur Mitro nga Berati, ka mbetur i lënduar.

Ai është dërguar në spital me disa plagë në turp dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende sesi paraqitet.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, autori i sulmit, i cili tashmë është identifikuar, është shpallur në kërkim.

A2 CNN Livestream

A2 Business