Ekstradohet në Shqipëri vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2023, 12:16 | Kronikë


Ruben Ribeiro Saraiva, autori i dyshuar i vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulajt është ekstraduar në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Në reagimin e tij, Balla thekson se edhe pse me Marokun nuk ka marrëveshje ekstradimi, ardhja e Ruben Ribeiro Saraiva është një zhvillim i rëndësishëm se shumë kriminelë që fshihen në vendet e tjera, do të kenë të njëjtin fat.

“Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza”ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera. Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ektradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024”, thotë Balla.

Ardian Nikulaj u ekzekutua në 19 prill të këtij viti në Lezhë. Saraiva dyshohet se u pagua për të vrarë nga Edmond Haxhia i cili jeton në Angli. Pista kryesore e vrasjes së hakmarrja për hasmërinë mes familjeve Nikulaj e Lestakaj, ku Haxhia është nip.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos