Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë për kërkesën e Veliajt, caktohet gjyqtari i çështjes

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 18:34 | Politikë

Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë për kërkesën e

Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari i caktuar për çështjen është Ilir Panda.

Veliaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij të menjëhershëm, shkruan A2CNN. 

Mbrojtja pretendon se çështja lidhet kryesisht me çështje juridike dhe kushtetuese dhe se gjykata ka mundësinë ta shqyrtojë atë përfundimisht, pa e kthyer për rigjykim në gjykatat më të ulëta.

Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë për kërkesën e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos