Ndalohen në kufi deputetët e VLEN, ministrja Pirdeni dhe kryepolici Hita sqarojnë rastin

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 15:56 | Politikë

Ministrja për Administratën dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni hodhi poshtë çdo pretendim politik se ndalimi i deputetëve të VLEN të lidhet me përfshirjen e tyre në protestën qytetare që zhvillohet prej ditësh në Tiranë. Edhe kryepolici Skënder Hitaj sqaroi mbi procedurën që është ndjekur në kufi për rastin konkret.

“Dhe nuk mund të ketë lidhje me pjesëmarrjen protesta. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të theksohet kjo. Besoj përgjatë gjithë kësaj periudhe kohe nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj besoj diskutimi në lidhje me faktin që kushdo është i lirë, kushdo është e lirë që të marrë pjesë në një në një protestë”, tha Pirdeni.

“Policia e Shtetit dhe policia kufitare është garant që për këtë arsye dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur katër shtetas me qëllim për të kaluar në kufij. Tre prej tyre dispononin edhe pasaporta diplomatike dhe është bërë me dije që ata mund të vazhdonin me udhëtimin,  por një person i shoqëruar së bashku me ta, i cili kishte pengesa të ligjshme në kufij nuk ka mundur të ë drejt Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër të katër personat nuk kanë pranuar që të vazhdojnë, pra dhe tre tjerë nuk kanë pranuar të vazhdojnë me udhëtimin dhe janë kthyer për në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Hita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos