“Humor i papërshtatshëm!” Avokati Gjokutaj reagon ndaj Monika Kryemadhit: Deklarim emotiv

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2024, 20:41 | Politikë

Monika Kryemadhi doli garante për të zënë vendin e Metës në burg, madje konsideroi edhe Genci Gjokutaj avokat “jo serioz” teksa doli nga Gjykata pas konfirmimit të masës së sigurisë.

Avokati i Ilir Metës, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, e quajti atë deklaratë si një “humor të papërshtatshëm”, ndërsa tha se ishte një deklarim emotiv i saj.

“Ishte një humor i papërshtatshëm sepse nuk kam tagrin të bëjë kërkime për Monika Kryemadhin. Ishte një deklarim emotiv i saj, ashtu e ka menduar. Kryemadhi, e para, ndihmon veten. Ajo ndihmoi veten pasi ka të njëjtën pozitë proceduriale. Ajo tha një të vërtetë që përputhet me të vërtetën dhe deklaratat e Metës”,

I pyetur nëse Monika Kryemadhi i ka kërkuar asistencë ligjore, avokati u shpreh: “Nuk më ka kërkuar asistencë ligjore sepse ajo ka mbrojtësit e saj dhe kam edhe një konflikt interesi në kuptim të ligjit, pasi nuk mund t’i mbrojë njëkohësisht të dy pasi kanë qëndrime të ndryshme. Nesër qëndrimi mund të ndryshojë dhe këtë nuk e lejon ligji”, tha avokati në “Off the Record”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos