“I pi gjakun të rinjve e të rejave dhe nuk paguan asnjë taksë në vend”, Ministri i Financave: Ana e errët e Agron Shehajt

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 19:30 | Politikë

“I pi gjakun të rinjve e të rejave dhe nuk paguan asnjë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ngritur akuza të forta ndaj deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke i kërkuar atij të japë shpjegime për lidhjet e tij me disa kompani brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Malaj e cilësoi Shehajn si politikanin më hipokrit dhe i kërkoi të japë shpjegime mbi një sërë pyetjesh lidhur me aktivitetin e tij të biznesit. Ministri kërkoi që Shehaj të sqarojë lidhjet e tij, të bashkëshortes dhe të vëllait me kompanitë “Intercom Data Service” dhe “North Wind” sh.p.k.

Ministri theksoi se Shehaj ka refuzuar të japë informacion për mënyrën e transferimit të fitimeve jashtë Shqipërisë, duke preferuar, sipas tij, të përballet me gjoba nga administrata tatimore sesa të bëjë transparente aktivitetet financiare.

“Agron dua të më dëgjosh me kujdes se kam disa pyetje për ty sepse e politikani më hipokrit në këtë sallë. E para dua ti përgjigjesh shqiptarëve se kush është lidhja jote, e bashkëshortes tënde dhe vëllait tënd me kompanitë “Intercom Data Sevice” dhe “North Wind” Sh.p.k.

Dua t’u deklarosh shqiptarëve se si, me kompanitë e tua, ke zgjedhur që të mos deklarosh mënyrën se si i transferon fitimet e tua jashtë këtij vendi dhe je gati të paguash gjobën e të mos japësh informacionin që të kërkohet nga Administrata Tatimore?

Dua që të vish këtu e t’u tregosh të gjithë shqiptarëve se cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde dhe e vëllait tënd, me 17 kompani të hapura jashtë Shqipërisë?

Kush është arsyeja që ju refuzoni të jepni informacion për mënyrën se si transferojnë fitimet jashtë këtij vendi? Për mënyrën si i pini gjakun të rinjve dhe rejave dhe ke zgjedhur të mos paguash asnjë taksë në këtë vend. Vjen e thua që mungojnë investimet në shëndetësi e bujqësi e mbrojtje sociale, po si do bëhen këto investime nëse ti nuk paguan asnjë taksë? Ti je një njeri që ke zgjedhur të shfrytëzosh çdo resors të këtij vendi dhe mos paguash asgjë në këtë vend se je përgatitur jetën offshore. Ky je ti dhe shumë shpejt zullumet e tua do bëhen publike. Hajde dhe jepi përgjigje shqiptarëve për këto që thashë".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos