“Protesta ngjarje që ndodh një herë në 50 vjet”, Dervishi: Shtresa e mesme është derdhur në shesh

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 20:36 | Politikë

Një ngjarje që ndodh njëherë në 50 vjet për nga përmasat, intensiteti dhe energjia, e ka cilësuar gazetari Lutfi Dervishi protestën e qytetarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku mijëra vetë prej 12 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Dervishi theksoi se ajo që e bën të veçantë këtë protestës është që rinia dhe shtresa e mesme është derdhur e gjitha në shesh.

“Është akumulim pakënaqësish. Pra, nuk është paradë ë, por është një akumulim, akumulim pakënaqësish që përmblidhet në një parrullë në Korçë. Është bekuar qoftë pika që derdhi kupën. Dhe pika që derdhi kupën ishte Zverneci. Njerëzit kanë dalë për Zvërnecin, po qëndrojnë aty për arsye krejt të tjera, ose për të gjitha arsyet e tjera. Është e veçantë për faktin se për pesë vitet e fundit, kryefjala ka qenë apatia, rinia e ka mendjen nëpër kafe, nuk lëviz njeri, nuk ndryshon asgjë dhe është e veçantë sepse ka dalë shtresa e mesme”, tha Dervishi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij kjo protestë ka ndryshuar edhe imazhin e Shqipërisë në botë.

Dhe ajo që është quajtur protesta e bukur edhe për imazhin e Shqipërisë. Domethënë në qoftë se Suedia është një vend ku popullsia është 80% pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kam një ide që në qoftë se sot do të bëhet një sondazh në vendet e Bashkimit Europian, do të kemi një rritje të pro të publikut, sepse e ka nxjerrë Shqipërinë, në një dritë shumë të mirë. Është shumë e veçantë për shkak sepse nuk është një protestë që organizohet vetëm në Tiranë dhe të thuash kombëtare dhe njerëz me autobusë, me organizim, por zhvillohet në disa ditë në disa qytete të Shqipërisë dhe për më tepër edhe në shumë qytete dhe kryeqytete të vendeve të Bashkimit Europian. Pra ka diçka që nuk mund të injorohet”, theksoi Dervishi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai theksoi se ajo çfarë po zhvillohet deri në tani nuk është thjesht një protestë thjesht kundër qeverisë dhe qeverisjes.

“Në qoftë se i analizon parrullat është një protestë e cila është kundër modelit të zhvillimit dhe establishmentit dhe elitës. Domethënë kërkojnë një gjë ndryshe ndoshta duke filluar dhe nga media. Pra, kërkojnë diçka ndryshe, sepse shohin që ky lloj sistemi ka funksionuar si Ferrari për një grusht dhe si një qerre për pjesën tjetër të  popullsisë. Çfarë e bën karakteristikët deri më tani është që ka organizim shumë të mirë pavarësisht se nuk duken lider”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos