Është përfshirë nga debati studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes deputetit socialist Eduart Shalsi dhe politologut Afrim Krasniqi, pas akuzave që kryeministri Edi Rama bëri ndaj disa gazetareve dhe blogereve për Zvërnecin. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Krasniqi kërkoi nga deputeti, nëse qeveria ka monitoruar se kush e ka blerë tokën apo kush i ka falsifikuar dokumentet në Zvërnec dhe jo të merren me memet apo pankartat e protestës.
Shalsi nuk dha përgjigje për këtë, por argumentoi se kryeministri, i është drejtuar asaj pjese vulgare dhe banale me parulla të shëmtuara me atë gjuhë të shëmtuar të protestuesve.
Pjesë nga debati Krasniqi-Shalsi
Krasniqi: Kryeministri ka dalë ka akuzuar një nga gazetarët më të njohura në Tiranë që ke shtetësitë të një shteti tjetër dhe po Shqipërinë.
Shalsi: Çfarë është kjo ?
Krasniqi: Është meme Facebooku?
Krasniqi: Ok. Jo, nuk është me Facebook. Jo, nuk është. Nuk keni monitor kush e ka blerë tokën, kush ka falsifikuar dokumentet atje?
Shalsi: Janë, janë tabela janë tabela në duart e protestuesve.
Krasniqi: Nëse keni monitoruar unë mendova që ju keni monitoruar kush i ka blerë tokat dhe si ka vepruar?
Shalsi: Do dalim edhe atje .
Krasniqi: Po kjo është kryesore, ju po merreni me Facebookun.
Shalsi: Unë të tregova një pjesë të shëndetshme të protestuesve të cilët i dëgjojmë me shumë vëmendje dhe me shqetësim dhe të pranova që ka probleme reale të prekshme. Ishte një djalë për shembull që fliste për disa problematika. Ishte një zonjë e nderuar që fliste me shumë realizëm për shqetësime plotësisht të drejta.
Krasniqi: Halli juaj është të edukoni protestuesit apo të luftoni korrupsionin? S'po kuptoj dot unë. Ata kanë dalë kundër korrupsionit në Shqipëri. Ju keni thënë t'i edukoni se nuk thonë dot si janë njerëzit të korruptuar.
Shalsi: E para punës. E kuptove që të cilëve ju drejtohet kryeministri?
Krasniqi: Jo, nuk e kuptoj.
Shalsi: Është kryeministri, i është drejtuar asaj pjese vulgare, banale të çuditshme me ato parulla të shëmtuara me atë gjuhë të shëmtuar të protestuesve
Krasniqi: Domethënë është bërë kryeministri vulgar vetëm për atë pjesë të protestuesve.
Shalsi: Thashë që ka një pjesë të shëndetshme të protestuesve dhe thashë kemi bërë dhjetëra protesta vetë. Dakord? Protestat synojnë të nxjerrin në pat thashë disa probleme dhe natyrshëm që brenda kësaj proteste ka njerëz të cilët kanë shqetësime reale të cilat duhet të jenë për ne kambana alarmi.
Andrea Danglli: Keni ndonjë parullë nga këto kambanat e alarmit zoti Shalsi?
Shalsi: Kambanat e alarmit nuk janë parrulla por thashë ishte një zonjë, ishte një djalë të cilët u artikuluan shumë bukur dhe t’i kuptoje tani ne kemi protestuar vetë, ju e mbani mend ç’protesta kemi bërë për; hap kutit ose largohu.
Krasniqi: Edhe pas 20 vjeç vazhdojmë prapë për votën.
(A2 Televizion)