
Marshimi i protestuesve ka vijuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Astirit, ku qindra qytetarë kanë përsëritur njëzëri thirrjen: “Rama jep dorëheqjen”.
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën një marshim nëpër disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke shfaqur vendosmërinë për të vazhduar aksionin e tyre, shkruan A2CNN.
Nën sloganet “Revolucion” dhe “Nesër më shumë”, pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. (A2 Televizion)