“Ironia e madhe është që Partia Socialiste mendon për të ardhmen e Shqipërisë dhe e ardhmja e Shqipërisë është në rrugë duke thënë që ju jeni pengesë për të ardhmen e Shqipërisë”.
Kjo ishte deklarata e politologut Afrim Krasniqi që nisi debatin me deputetin socialist Eduard Shalsi, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Shalsi: Nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Nuk mund të përgjithësosh. Është një pjesë. Nuk mund të thuash rinia. Sepse ne patëm brenda protestës edhe protestues agresivë ndaj atyre që nuk mendonin si ato që ishin nëpër kafe dhe ju e keni parë që kafet kanë qenë plot. Ke pasur një pjesë të rinisë edhe nëpër kafe.
Krasniqi: Ju besoni që ata në kafe janë tuajt dhe janë në rregull.
Shalsi: Ne besojmë që ka shumë gjëra që duhen korrigjuar, duhen rregulluar dhe ne vetë e kemi provuar fuqinë ripërtëritëse.
Krasniqi: Ideja është që si rregull, një forcë politike gjithmonë kur ka kriza ka mjete politike për ta zgjidhur. Dhe me thënë të drejtën unë kam pritur që këtë ditë të shoh Partinë Socialiste me një deklaratë të thotë: A keni ju shqetësime për investimet strategjike? A keni ju shqetësime për sistemin e lejeve që jepen në Shqipëri për leje të ndërtimit, për praninë e parave të pista, për mjedisin, për projektet e mëdha kombëtare? Po. Që tani unë propozoj Parlamentin të ngrejë një komision publik dhe një seancë publike ku diskutohen të gjitha këto gjëra. Janë ca akte që i ka politika, prandaj është krijuar politika, për ta bërë këtë gjë, për të krijuar akte për të cilat krijohet besimi publik i qytetarëve tek politika. Në momentin që ti u thua qytetarëve sa të jem unë kështu do bëhet…
Shalsi: Jo, jo. Nuk është kështu.
Krasniqi: E ka thënë kryeministri, jo ti.
Shalsi: Nuk ta pranoj që e ka thënë kryeministri. Afrim, unë jam dëshmimtar se kam qenë pjesë e ekipit të tij kur Tirana ishte një plerovinë. Nëse do diskutonim për Shqipërinë në BE në vitin 2015, do na merrnin për UFO në Bruksel.
Krasniqi: Po normal, se në 2015 kishe 8 deputetë kriminelë në Parlament.
Shalsi: Sot po bëhet realitet Shqipëria në BE.
Krasniqi: Sot ke vetëm të korruptuar.
Shalsi: Falë reformave dhe progresit.
Krasniqi: Më thuaj një reform.
Shalsi: E di reformën për zonat e mbrojtura?
Krasniqi: Ta them unë, e vetma parti në Europë PS-ja që bën takime në monumente kulture.
Shalsi: Pse e banalizon o burrë?
Krasniqi: Po nuk mundet! Ndalohet me ligj.
Shalsi: E di çfarë ka bërë PS-ja për zonat e mbrojtura?
Krasniqi: Ia ka dhënë biznesit privat! Që nga Butrinti e deri lart.
Shalsi: Ke dëgjuar për Agjencinë e Zonave të Mbrojtura.
Krasniqi: Po, e di. Ka rënë gjysma në burg.
Shalsi: E ke dëgjuar liqenin e Shkodrës? U fut në rezervat natyrore. Kush e futi Vjosën?
Krasniqi: Për atë u ngrit tërë bota.
Shalsi: A, e paska bërë bota. Nuk je i informuar se çfarë kemi bërë.
Krasniqi: Sot rezulton qeveria si rreziku kryesor i zonave të mbrojtura. E keni mbushur Shqipërinë me beton. (A2 Televizion)