Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Kaosi në Kuvend, trondit Koreshi: Nuk mund të vazhdojë pafundësisht, duhet agravuar

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 21:48 | Politikë

Saimir Koreshi, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, deklaroi se situata që po shihet në çdo seancë të Kuvendit nuk mund të vazhdojë më kështu, por duhet agravuar.

“Kjo gjë nuk mund të vazhdojë pafundësisht sepse bëhet monotone dhe nuk prodhon më asgjë. Duhet të agravohet patjetër. Përpos kësaj që kemi nisur ne, janë njerëzit që duhet të na mbështesin. Versioni tjetër është dalja në rrugë, protestat dhe mosbindja civile”.

Ai gjithashtu, ironizoi dënimet për deputetët e Partisë Demokratike, duke theksuar se duhen kthyer dënimet për “agjitacion-propagandë”.

“Siç e kanë nisur këta, nuk shikoj pse Parlamenti mos të ketë fare opozitë. 10-ditëshi përjashtim është shumë, madje nuk duhet të ishte fare, pasi nuk është goditur me grusht ndonjë koleg”, u shpreh Koreshi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë