“Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, Rama firmos marrëveshje me Melonin për të pritur emigrantët në Shëngjin

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 16:27 | Politikë

Kryeministri Edi Rama nga Roma përkrah kryeministres italiane, Girogia Meloni, ka njoftuar se Shqipëria do të mirëpresë emigrantë të paligjshëm që kërkojnë të futen në BE përmes Italisë.

Dy shefat e qeverisë kanë hedhur firmat në marrëveshjen që siç Meloni shpjegoi do të shndërrojë portin e Shëngjinit në pikën hyrëse dhe pritëse të emigrantëve nga vendet afrikane.

Poll

Nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet”, tha Rama në nisje të konferencës duke theksuar se po i kthejmë fqinjit përtej Adriatikut borxhin që i kemi për zbarkimin masiv të shqiptarëve pas rënies së diktaturës.

“Shqipëria nuk është një vend i BE-së, por është në Europë, jemi një shtet europian dhe na mungon vetëm U-ja përpara. Por kjo nuk na pengon për at parë botën si europianë. Një gjë tjetër dua të nënvizoj, nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë shtet tjetër të BE-së, sepse me gjithë respektin ka një diferencë të madhe, me një ndryshim historik, kulturor, dhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë. Nuk besoj se nuk do të jemi në gjendje që në vitet në vijim të parashikojmë, që të paguajmë atë borxhin që i kemi popullit italian, qeverisë dhe institucionet italiane. Që nga dita e parë kur kemi mbërritur në këtë anë të detit për të gjetur mbështetje rifuxho dhe për të imagjinuar dhe pasur një jetë më të mirë. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet. Nuk dua të gjykoj në meritën politike, por neve na takon të përgjigjemi duke qenë gjithmonë të pranishëm për të ndihmuar."

Në vijim shefi i qeverisë shqiptare pati kritika për mënyrën si Bashkimi Europian ka menaxhuar krizën e emigrantëve, duke lënë të kuptohet se ka “braktisur” Italinë, së cilës i është dashur të përballet e vetme me fluksin në hyrje.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk ka ka kapacitetet e nevojshme për t'u bërë zgjidhja finale e problemit, por do të ofrojë ndihmën e saj pasi e ndjen si obligim dhe beson te procesi.

“Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë të vështirë për Italinë. E vërteta është se gjeografia është kthyer në mallkim për Italinë, sepse kur hyn në Itali zëre se ke hyrë në Europë dhe BE. Por kur bëhet fjalë për të menaxhuar këtë hyrje si BE, ne e dimë shumë mirë si zhvillohen zgjedhjet. Ne nuk kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por besoj se kemi detyrën dhe angazhimin e obligim dhe kapacitetin për të dhënë një farë ndihme. Ky protokoll bashkëpunimi është produkt i një diskutimi të gjatë për të bërë mirë, nuk është një rrugëzgjidhje për diçka qe e bëjmë se duhet ta bëjmë me të gjitha kostot, por se besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes. Shqipëria është një vend ku mijëra italianë mbas kapitullimit në Luftën e Dytë Botërore kanë gjetur mbrojtje dhe s’janë lënë në mëshirën e fatit kundrejt gjermanëve.”

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024