Kush e liroi Berishën? Këlliçi: Qeveria u frikësua se çështja do të shkonte në Strasburg, të mbajnë përgjegjësi për 333 ditët në arrest

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2024, 20:45 | Politikë

Kush e liroi Berishën? Këlliçi: Qeveria u frikësua se

“Kryedemokrati Sali Berisha u lirua nga arresti i shtëpisë por dikush duhet të përgjigjet për 333 ditët që qëndroi në atë masë sigurie pa fakte dhe pa prova.” Ky është qëndrimi që mbajti Belin Këlliçi në një bisedë me Andrea Dangllin në “Off the Record” në A2 CNN.

Kjo gjë nuk mbyllet, me o sa mirë doli Berisha e t’i kthehemi normalitetit. Kushdo që ka në plan goditjen e opozitës do të mbajë përgjegjësi një për një,’ theksoi Këlliçi.

Sipas tij, kreu i demokratëve u lirua vetëm sepse drejtësia sipas tij e komanduar, e kuptoi se çështja do të shkonte në Strasburg. 

“Për këtë arsye, ata  vendosën që ta lironin përpara se ta lironte Strasburgu..” E njëjta logjikë sipas tij u ndoq edhe për çështjen e mandatit të deputetit të Sali Berishës, që mund të digjej pas 6 muajsh mungese në Parlament.

“...Për të ngritur një amulli sikur gjykatat janë të pavaruara nga Edi Rama. Dihet botërisht që edhe sot nuk ka një akuzë ndaj Berishës.”

Këlliçi hodhi akuza ndaj sistemit të drejtësisë që, sipas tij, funksionon me standarde të dyfishta dhe se është i kapur nga qeveria por edhe bandat kriminale. Janë këto gjykata, shton ai, që “mbajtën peng edhe vulën e PD-së.”

“..Çyrbjen e futën për të zhbërë zhurmën e Metës...Ku e kanë llogari atë. Thelbi është që të gjithë janë isha, pasi i largon Rama, i jep leje SPAK-ut që të merret me këta. Asnjë nga këta nuk janë kapur në detyrën.  Për sa kohë SPAK nuk shkon te Edi Rama e Veliaj këtu nuk ka SPAK.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos